Dhunuan barbarisht 30 vjeçarin në mes të Beratit, gjykata liron 3 agresorët

schedule15:38 - 22 Nëntor, 2019

schedule 15:38 - 22 Nëntor, 2019

Në mediat kanë qarkulluar këto ditë pamje një të dhune mizore ndaj një të riu nga Berati. 30 vjeçari Ramadan Cala është rrahur në mënyrë barbare nga tre të rinj, pasi mendohet se ju ka ngacmuar një të afërme. Autorët ja hodhën paq pasi Gjykata nuk zbatoi urdhrin  e Prokurorisë për masën arrest me burg, por i liroi.

https://streamable.com/kcjfe

Kamarieri 30 vjeçar nga Berati Ramadan Çala është rrahur në mënyrë barbare. E pamjet që kanë qarkulluar nëpër media janë filmuar në 16 nëntor dhe janë shumë të rënda.

Në to tregohet që prej dhunës i riu humbte herë pas herë dhe ndjenjat. Dyshimet e para flasin se kamamarieri ka ngacmuar një të afërme të dhunuesve. Pra motivi fare banal. Ndërsa kalimtarët tregoheshin totalisht indiferentë. Mësohet se autorët e ngjarjes ja hodhën, pasi Gjykata e Beratit i ka liruar.

Për tre të rinjtë u ngrit akuza “Plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për 3 agresorët.

Akt ekspertimi i Mjekësisë Ligjore e cilësoi plagosje të lehtë dhe bashkë me pendimin e autorëve, Gjykata e Beratit vendosi të lërë të lirë agresorët duke vendosur masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Mësohet se 30-vjeçari ka pësuar një frakturë në hundë, ndërsa ka disa shenja dhune në trup. Aktualisht ai ka lënë spitalin dhe po merr mjekimin në shtëpi. Kamera jonë shkoi pranë banesës por askush nuk pranoi të flasë rreth ngjarjes dhe vendimit të gjykatës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!