Dhunuan 62 vjeçarin për një vendparkimi, jepet masa e sigurisë për dy të vetëdorëzuarit në Shkodër

schedule11:23 - 25 Janar, 2025

schedule 11:23 - 25 Janar, 2025

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër ndaj Izmir Sakica dhe Samuel Troshani.

Mësohet se dy të vetëdorëzuarit janë njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Sipas avokatit mbrojtës, Sokol Tahiraj nuk ka asnjë akuzë tjetër vetëm atë të konfliktit për vendin e parkimit.

“Është një ngjarje që ka ndodhur në 3 qershor të vitit 2024 dhe këta persona janë dënuar me ‘arrest me burg’ në mungesë.

Në momentin që jemi vënë në djeni që këta persona janë në hetim dhe kemi marrë një dorëzim nga policia Shkodër. Edhe nuk ka një moment të dytë për të ndryshuar këtë masë sigurie.

Në rastin konkret kemi të bëjmë me një armëmbajtje pa leje dhe do të njihemi me hetimin. Zyrtarisht kemi vetëm një masë sigurie dhe nuk kemi precedim tjetër”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!