Gjykata e Krujës ka vendosur sot masën arrest me burg për tre kushërinjtë që dje u arrestuan nga policia pas konfliktit që patën me efektivët e burgut të Fushë-Krujës.
Për Ardian Sherën, Bert Sherën dhe Elton Sherën, të tre banues në fshatin Nikël, u mor kjo masë e parë.
Qëllimi i kushërinjve ishte t’i ndërronin qelinë një të burgosuri dhe për këtë arsye u kapën me rojen dhe specialistin e informacionit të burgut të Fushë-Krujës.
Për të ndihmuar Ardianin dhe Bertin, Elton Shera shkoi në vendngjarje dhe i ndihmoi të largoheshin përkohësisht./abcnews.al