Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë që të shmanget një ngjarje e rëndë kriminale. Në një fshat në Kurbin sipas burimeve të policisë burri dhunonte gruan dhe vajzën, ndërsa gjatë kontrollit në banesë është zbuluar se kishte armë zjarri dhe municione.
Kurbin/Informacion
Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje.
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe mbante armë zjarri pa leje në banesë, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e ngjarjes.
Vihet në pranga autori.
Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., banues në fshatin Shullaz, Kurbin.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në banesë. Policia, me marrjen e njoftimit, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin.
Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e shtetasit Xh. J., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe municion luftarak (1080 fishekë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit Xh. J., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”./abcnews.al