Një 46 vjeçar është arrestuar nga policia e qytetit të Fierit, pasi akuzohet për dhunë në familje. Në pranga ka rënë Krenar Qalliaj, banues në Lalar, Fier.
Qalliaj u arrestua,pasi në banesën e tij në fshatin Lalar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, 52 vjeçarit me L.Qallia,j banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”./abcnews.al