Gjykata e Tiranës dha masat e sigurisë për 4 të arrestuarit e dhunimit të gjyqtarit, Eldorjan Hamiti në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit fundjavën e kaluar. Gjyqtari Lazer Sallaku, pasi dëgjoi të dyja palët, caktoi “arrest shtëpie” për Naim Qarrin, presidentin e Kamzës. Për Andi Matraxhiun, drejtorin sportiv të klubit, Albert Banën, shefin e klubit dhe tifozin Erald Gjashi, gjykata vendosi “Detyrim paraqitje”. Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura. Në kohën kur pritetej jepej vendimi, në gjykatën e Tiranës, ndodheshin shumë tifozë të Kamzës të cilët ishin në mbështjetje të ekipit të tyre të futbollit. /abcnews.al
Dhunoi gjyqtarin, Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie presidentin e Kamzës
schedule15:49 - 6 Mars, 2019
schedule 15:49 - 6 Mars, 2019
