Dhunoi fizikisht dhe abuzoi me modelen, 19 vjeçari i Chelsea rrezikon shumë

schedule18:16 - 18 Maj, 2020

schedule 18:16 - 18 Maj, 2020

Futbollistët anglezë, kurrsesi nuk mund të qëndrojnë larg telasheve dhe polemikave. Emri më i fundit që është në telashe, është 19 vjeçari i Chelsea, Callum Hudson-Odoi.

Talenti i Bluve të Londrës u arrestua në orët e para të mëngjesit, pas një telefonate të mbërritur në policinë e Londrës në orën 03:53. Një vajzë, emri i të cilës po mbahet anonim, ka denoncuar Odoin për dhunë fizike dhe përdhunim.

LEXO EDHE: Sherri me modelen nuk kalon pa pasoja, arrestohet sulmuesi i Chelsea

Aktualisht, modelja që ka ngritur akuzat, ndodhet në spital për të ekzaminuar nëse akuza e saj për përdhunim, është e vërtetë apo jo. Në rast se konfirmohet kjo e akuzë e saj, Hudson-Odoi rrezikon dhe një dënim të gjatë me burg.

Chelsea nuk ka reaguar, ndërsa Odoi ndodhet aktualisht në shtëpinë e tij, duke pritur një vendim gjykate që pritet të jepet në mes të muajit qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!