Gjykata ka lënë në burg Blerim Bulica që së bashku me 5 persona të tjerë dhunoi efektin e policisë dhe vëllain e tij në rrugën Besim Alla në Kombinat.
Në gjykatë ai ka deklaruar: “Kam qenë duke fjetur gjumë kur policia mbërriti në shtëpinë time duke më arrestuar. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk kam qenë i pranishëm, nuk e njoh efektivin që është dhunuar.”
Bulica akuzohet se së bashku me 5 persona të tjerë për shkak të një borxhi dhunuan efektivin Ervin Fanaj dhe vëllain e tij Bledar Fanaj.
Në kërkim ende janë, Besat Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica dhe Benard Aliaj. Këta shtetas dyshohet se kanë qenë të pranishëm në skenat e dhunës./abcnews.al