Një 30-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi ka dhunuar dhe kërcënuar tre anëtarë të familjes së tij. Bëhet e ditur se 30-vjeçari Armir Lleshi u vu në pranga pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy motrave dhe të atit. Po ashtu, 30-vjeçari i kishte kërcënuar familjarët e tij me thikë.
Thika u sekuestrua ndërsa policia veproi pasi kallëzimit të një prej motrave të autorit. Ajo ka deklaruar në polici se i vëllai ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al/