Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. 37-vjeçari është kallëzuar nga bashkëshortja. 28-vjeçarja është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin, 37 vjeç banues në Kukës, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 28 vjeçe, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 28-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijon puna për kapjen e shtetasit e 37-vjeçari. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/