Një 36-vjeçar është arrestuar në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Shtetasi A.Xh. u arrestua në flagrancë, ndërsa të atit 63-vjeçar i ka shkaktuar dëmtime në trup.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasi A. XH., 36 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 63-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të trup”, njofton policia./ abcnews.al