Dhunohet me sende të forta shefi i regjimit të burgut 313

schedule17:47 - 17 Janar, 2018

schedule 17:47 - 17 Janar, 2018

Bledar Pura, shefi i regjimit të burgut 313 në kryeqytet, u dhunua nga persona ende të paidentifikuar mëngjesin e së mërkurës nga disa persona.Sipas policisë, 36-vjecari ishte goditur me sende të forta, përfshi edhe shkop bejsbolli, në zonën e “Freskut”, duke marr plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar agresorët në dhunimin e shefit të regjimit të burgut, ngjarje për të cilën ka nisur një hetim drejtoria e policisë së kryeqytetit. Bledar Pura ndodhet për mjekim në spitalin e Traumës, dhe sipas mjekëve ka fraktura të shumta në dorën e djathtë dhe kokë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!