Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, 26 korrrik, në zonën e Skelës në Vlorë, në ambientet e një hoteli të njohur, ku një kamarier është sulmuar brutalisht gjatë orarit të punës.
18 vjeçari u qëllua në fytyrë nga efektivi i policie Ardian Isufi, i cili ndodhej jashtë detyrës dhe një person me të kaluar kriminale.
Burime nga vendngjarja dhe pamjet filmike tregojnë se Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, person me precedent të rëndë penal, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj një kamarieri të ri.
18 vjeçari tregon se dhuna ndaj tij, është ushtruar për shkak të ngatërresës së porosisë.
Sipas dëshmitarëve, Isufi është parë teksa i afrohet kamarierit në mënyrë kërcënuese duke bërë kontakt fizik ndërsa më pas, Leart Bimo e sulmon fizikisht disa herë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e të riut. Dhuna është kryer në prani të klientëve vendas dhe të huaj, të cilët u larguan të tmerruar menjëherë nga lokali.
Pas denoncimit në mediat të aktit të shëmtuar të efektivit të policisë, Ardian Isufi, u pezullua nga detyra.
Në njoftimin zyrtarë, Policia e Shtetit thotë se ish efektivi u shkarkua nga detyra për shkak të përfshirjes në një konflikt fizik në Vlorë, ndërkohë që ishte jashtë shërbimi. po ashtu policia se ish-shefi i Rrugores momentalisht ndodhet në spital. Kjo pasi pronari i barit, kur ka parë skenën dhe faktin që kamerieri i tij është dhunuar, ka ndërhyrë duke e rrahur.

