Dhunohet biznesmenia në Lazarat, agresori lihet i lirë

schedule08:59 - 19 Nëntor, 2019

schedule 08:59 - 19 Nëntor, 2019

Një biznesmene është dhunuar në Lazarat. Abcnews.al mëson se ngjarja ka ndodhur në një magazinë në lagjen e njohur si Kordhocë ku biznesmenia Lavdie Buzheri nga Lazarati u dhunua nga A.B. 35 vjeç i dënuar më parë për trafik narkotikësh.

Debati mes tyre ka lindur brenda në ambjentet e pronës së të dhunuarës ku ajo ka kundërshtuar kërkesën e agresorit për të hyrë në ambjentet e veta.

Kjo ka ngjallur acarim e të riut lazaratas i cili ka ushtruar dhunë duke i krijuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë biznesmenes.

Në vengjarje ka mbërritur menjehere policia duke e shoqëruar agresorin në komisariat dhe nga ku më pas është liruar, pasi e dhunuara nuk ka bërë padi. Ndërkohë që gruaja biznesmene ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike në spital./abcnews.al