Dhunohet biznesmeni në Tiranë, agresorët i zunë pritë pranë banesës

schedule10:49 - 19 Shtator, 2018

schedule 10:49 - 19 Shtator, 2018

Një biznesmen në Tiranë u sulmua me mjete të forta mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa biznesmeni i dhunuar është Andrea Zoga, me aktivitet në restorante dhe fast food në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, në rrugën “Medar Shtylla” në zonën Komunës së Parisit, ku edhe banon bashkë me familjen e tij 56-vjeçari Zoga,  i cili zotëron disa restorante e fast food në kryeqytet.

Sipas  mjekëve të siptalit të Traumës, biznesmeni Andrea Zoga, ishte goditur me shkop bejsbolli e mjete të tjera të forta në kokë e trup.

“Më goditën në mënyrën më makabre që mund të goditet një biznesmen prej 20 vitesh, pa patur asnjë lloj konflikti e debati me këta persona. Dikur kanë pasur një debat me vëllain tim, për këtë çështje e kam çuar çështjen në Prokurori, që nuk jam inë dijeni për këtë çështje”.

56-vjeçari tregon tmerrin e përjetuar gjate sulmit fizik. Ai nuk ka arritur t’i identifikojë autorët për shkak të errësirës.

“Dallova vetëm dy persona me kapele që kishin ulur kokën që po drejtoheshin drejt meje, që të mos i njihja. Njëri godet nga mbrapa, një përpara dhe 4 të tjerë dalin nga makina duke goditur në mënyrën më makabre, poshtë kamerave të një banke”.

Biznesmeni Zoga kërkon qe dhunuesit të vihen para drejtësisë, pasi në të kundërt paralajmëron largimin nga vendi ynë.

“Unë duhet të largohem si gjithë shqiptarët e tjerë jashtë vendit, do gjej zgjidhjen më të mirë të largohem e të siguroj familjen time jashtë vendit. Nëse shteti yne dhe kryeministri do që të ikin këta njerëz, atëherë po iki dhe unë”.

Andrea Zoga ka denoncuar edhe më herët kërcënimet ndaj tij, por çështja është pushuar nga prokuroria për mungesë provash.

Gazetar i ABC News: Andi Qosja

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!