Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Përfundon mbledhja e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, vendoset bojkotim i seancave për tre ditë

schedule15:00 - 4 Qershor, 2024

schedule 15:00 - 4 Qershor, 2024

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka përfunduar mbledhjen e realizuar pas dhunës së ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Gazetari Ermal Vija raporton se mbledhja është mbajtur me dyer të mbyllura dhe është vendosur që të bojkotohen seancat gjyqësore për tre ditë, përjashtim kanë vetëm masat e sigurisë.

Ndërkohë, në fillim të mbledhjes ka folur dhe kryetari i Dhomës Kombëtare, Maksim Haxhia është shprehur se është e patolerueshme dhuna ndaj çdo avokati. Ai ka tërhequr vëmendjen dhe politikës, që të mos sulmojnë avokatët. Sakaq, Haxhia ka kërkuar respektim të avokatëve.

Kujtojmë që Sokol Mëngjesi pas disa ditësh i shtruar në spital, u transportua të hënën me një avion sanitar drejt Athinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopsht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!