Dhunimi i minorenes në Kosovë, pranga gjinekologut që kreu abortin

schedule21:31 - 7 Shkurt, 2019

schedule 21:31 - 7 Shkurt, 2019

Policia e Kosovës ka vënë në pranga gjinekologun që dyshohet se ka kryer abortin e vajzës së dhunuar, fillimisht nga profesori i saj e më pas nga oficeri i policisë. Prokurorët i kanë caktuar atij masën e ndalimit për 48 orë, nën akuzën se ka kryer veprën penale të “ndërprerjes së palejuar të shtatëzanisë”.

Ndërkohë, gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për oficerin e policisë që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën minorene.

Sipas autoriteteve, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet V.V ka keqpërdorur postin e drejtuesit të njësisë së hetimeve pranë stacionit të policisë së Drenasit. Lidhur me këtë çështje ditën e premte pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të partive opozitare LDK dhe Vetëvendosje. /abcnews.al