Dhunimi i ish-ministrave, qeveria maqedonase: Skenar i Gruevskit

schedule16:44 - 24 Shkurt, 2019

schedule 16:44 - 24 Shkurt, 2019

Zëvendës kryeministrja e Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska ka deklaruar se sulmi i dy ish-ministrave të qeverisë Gruevski në burgun e Shutkës ka prapaskena politike.

“Jemi të vetëdijshëm se incidenti në burgun e Shutkës ka qenë një lojë politike dhe këtë do ta dëshmojnë institucionet”, ka deklaruar Sheqerinska. Sipas saj, nuk mund të jetë rastësi që sa herë ish-kryeministrit Gruevski i duhen arsye shtesë për arratisjen nga vendi ndodhin gjëra të tilla.

“Ajo ishte pikërisht dita kur Kuvendi do të diskutonte heqjen e imunitetit të një prej personave të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit. Është e qartë se janë bërë disa lojra të mëdha për të justifikuar pozitën dhe zbukuruar fytyrat jo vetëm të atyre politikanëve që ndodhen në burg, por edhe të atyre që kanë ikur”, ka vijuar numri dy i qeverisë.

Ajo ka shtuar se, edhe pse do të jetë në dorë të institucioneve përgjegjëse të hedhin dritë mbi ngjarjen, qeveria do të bëjë gjithçka është në kompetencat e saj në lidhje me të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!