Nga Linda Karadaku
Çfarë ndodhi në Cetinje, në manastirin e famshëm historik të Malit të Zi dhe cili ishte roli i zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç? Nikollë Gegaj, nga DPS, partia e presidentit malazez Milo Gjukanoviç, thotë për emisionin Ballkan se Dritan Abazoviç, ishte drejtuesi kryesor i organeve të sigurimit, ndërkohë që ishte e turpshme mënyra sesi u bë shugurimi I mitropolitit të kishës ortodokse serbe në Mal të Zi.
“Është absurde, vetëm një njeri pa dinjitet mund ta lejojë veten të hyjë me helikopter në manastir. Treshi i njohur që dëshiron të destabilizojë jo vetëm Malin e Zi, por tërë rajonin, Putin, Dodik, Vuçiç, së bashku me kishën serbe, ishin këmbëngulës që kjo ceremoni të zhvillohej në Cetinje, dhe për fat të keq, kishin dritën jeshile edhe nga drejtuesi, koordinuesi i forcave të sigurimit në qeverinë e Malit të Zi, nga shqiptari Dritan Abazovi” thekson Gegaj. / Abcnews.al