Avokati Sokol Mëngjesi prej gjashtë ditësh ndodhet në spital pasi u dhuna nga disa persona.
Avokati Mëngjesi mësohet se do të transportohet me një avion sanitar drejt Athinës. Avokati, u dhunua në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopsht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë.
Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma.
Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.
Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç ; Drivald Alia, 21 vjeç ; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç , të gjithë banues në Tiranë.
Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja.
/abcnews.al/