Dhunimi dhe dëmtimi i gruas në Shkodër, Dragoti: Shkak injoranca dhe mosfunksionimi i shtetit

schedule11:15 - 22 Shtator, 2020

schedule 11:15 - 22 Shtator, 2020

Sociologu i njohur, Edmod Dragoti ka folur në emisionin ABC-ja e mëngjesit për rastin e dhunës së ushtruar dhe aksidentin që ka ndodhur në Gurin e Zi në Shkodër.

Sipas Dragotit këto sjellje të dhunshme shfaqen për shkak të injorancës dhe kulturës që mund të ketë një individ ndërsa u shpreh se shteti ka rolin kyç për të shuar dhe kontrolluar territorin në mënyrë që të evitojë këto fenomene.

LEXO edhe: Fqinji e futi nën rrotat e makinës, bëri si e vdekur të shpëtonte: Rrëfimi tronditës i gruas

Dragoti u shpreh se prej 30 vitesh në Shqipëri askush nuk ka ana e shtetit nuk ka arritur të kontrollojë territorin ndërsa tha se 4 rastet e tilla duhet të bëhen publike pasi në këtë mënyrë kuptohet se cili model nuk duhet ndjekur.

“Rastet e tilla janë të papëlqyeshme edhe nga opinioni publik. Prezantimi i tyre në media duhet treguar për të kuptuar se çfarë nuk duhet bërë dhe cili model nuk duhet ndjekur. Konfliktet midis fqinjëve janë të kudondodhura, dhe të njohura jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Janë të kultivuara historikisht dhe trashëgohen tek çdo individ.

Tek ne ndodhin më shpesh fenomene të kësaj nature, është një mungesë kontrolli të secilit prej nesh, për shkak të kulturës, për shkak të injorancës, për shkak të mosfunksionimit të shtetit e të tjera me radhë.

Hapësira dhe territori i shqiptarëve vazhdon të jetë një konflikt i vazhdueshëm dhe për shkak të mosfunksionimit të shtetit në mënyrë optimale. Atje ku nuk i zgjidh këto konflikte ligji dhe shteti natyrisht që është individi që fillon të shfaqë instinkte agresiviteti të trashëguara siç janë rastet e konfliktit.

Nuk janë hakmarrje të thjeshta, janë hakmarrje për shkak të injorancës dhe pasigurisë. Fenomeni i dhunës zgjohet herë pas herë kur ka situata stresi. Në momentin kur rritet tensioni rritet presioni dhe del nga vetja duke vepruar me instinkte.

Ai që duhet të reagojë më fort dhe menjëherë është shteti. Ky lloj funksionimi është përcaktues në sjelljen e individëve. Të respektohen rregullat nga ana e tyre fillimisht dhe ky model më pas imponohet tek qytetari dhe shteti arrin të kontrollojë territorin.

Asnjë prej funksionarëve të shtetit në këto 30 vjet nuk ka arritur të kontrollojë këto fenomene. Në komunitet dhe në mjedisin shoqëror është e nevojshme ndërgjegjësimi kur të deklarojmë hapur problemet që kemi me fqinjin agresiv dhe më pas të jetë një lloj ndërmjetësimi për të ulur tensionet.

Kuptohet edhe organizata të tjera mund të ndihmojnë në këto situata por përcaktuese janë organet shtetërore”, sqaroi Dragoti.

N.D./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!