Dhunë në pallatin e “Mbretit”, Prençi: Princ Leka ishte i detyruar që të…

schedule22:36 - 7 Mars, 2024

schedule 22:36 - 7 Mars, 2024

Ish drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi thotë se sipas informacioneve nga oborri mbretëror, Princi Leka ka qenë i detyruar që të bënte një regjistrim, ku të dukej sjellja agresive e Elia Zaharisë.

Në emisionin “360 gradë’ në ABC News, Prençi u shpreh se ky nuk ka qenë konflikti i parë mes tyre.

“Përsa i përket trashëgimisë, zonja Zaharia nuk përfiton asgjë, sepse asnjë qindarkë nuk është vendosur në pasurinë e oborrit mbretëror nga momenti i martesës së të dyve. Gjithçka është e trashëguar nga të parët e Princit Leka. Pikërisht për të, Princi i ka ofruar me një deklaratë në zyre noteriale, 300 metra katror në atë pallatin e ri dhe një dyqan. Nëse zonja pretendon për të marrë më shumë me babanë e saj, ështe gjë tjetër.

Unë kam informacione se ky nuk është sherri i parë. Kishin bërë sherr disa herë, për lëvizje dhe shkatërrimin e sendeve në godinë, për ketë arsye, princi Leka është imponuar për të marrë nismën për të bërë filmimin. E tregoj në kuadrin e asaj që e kanë thënë. Ka qenë i detyruar të sigurojë një provë. Ajo është treguar agresive. Nuk po e mbroj. Princi ka qenë i detyruar për të bërë një filmim. Ka një problem.

Do ta kundërshtoja faktin që princi vajti për të siguruar një provë. Nuk ka gjykatës që t’i marrë pronat princit dhe t’ia japë princeshës. Nuk mund të ndodhë. Nuk i duhej prova. Nuk është konfrontimi i vetëm, princi në këtë rast ka dashur ta dokumentojë, që unë kam pasur edhe kur nuk kemi qenë të divorcuar. Procedurën e divrcit e ka nisur princi dhe jo Elia. Ende nuk e dimë se kush e ka shpërndarë, po hetohet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!