Një punonjës policie është goditur me bidon plastik pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti-Elbasani për Kategorinë e Parë.
A.B., 30 vjeç gjuajti në drejtim të policit i cili ndodhej jashtë perimetrit të stadiumit. Punonjësi i policisë, sipas njoftimit, bëri thirrje shtetasit të ndalojë veprimet e tij, por 30-vjeçari ka vijuar me ofendime dhe fyerje ndaj policit.
Më pas shërbimet e tjera të policisë kanë ndërhyrë duke e shoqëruar në komisariat A.B., për veprime të mëtejshme.
Ndeshja Kastrioti-Elbasani e luajtur mesditën e së mërkurës në Krujë, ku u mbyll me rezultatin 2-2. Sfida ishte e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë së Parë të futbollit.
Policia e Krujës/ Informacion paraprak
Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.
Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.
Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./ h.ll/abcnews.al