Gjykata e Tiranës shpalli fajtor për dhune ne familje dhe dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj. Megjithate gjykata vendosi pezullimin e denimit me burg dhe venien për 16 muaj në shërbim prove te Princ Lekës me kushtin që gjatë kësaj kohe të mos kryejë asnjë vepër penale.
Po kështu gjykata gjeti fajtor dhe dënoi me 10 muaj heqje lirie Gjergj Zaharinë, babain e Elia Zaharisë, por për shkak se procesi ndaj tij është zhvilluam me gjykim të shkurtuar u dënua me 6 muaj e 20 ditë burg.
Edhe për Gjergj Zaharinë gjykata pezulloi dënimin me burg duke e vendosur për një vit e 40 ditë në shërbim prove dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Ndërsa ish-bashkëshortja e leka zogut Elia Zaharia u shpall e pa fajashme nga gjykata. Hetimet nisën pas publikimit të një vidio që u xhirua nga Leka Zogu ku ai shihet teksa dhunohet nga ish-bashkëshortja dhe babai i saj. Konflikti ka ndodhur në mars të vitit të kaluar në rezidencën e familjes mbretërore.
Në dëshminë e tij, Princ Leka tregonte se konflikti kishte nisur fillimisht me ofendime dhe më pas përfundoi në dhunë. Nga ana tjetër babë e bijë pretenduan se edhe ata janë viktima të dhunës. Ndërsa në prill të këtij viti Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e martësës mes Leka Zogut dhe Elia Zaharisë. Divorci mes çiftit është bërë me dakortësinë e të dy palëve./abcnews.al