Një person është arrestuar në Cërrik dhe disa të tjerë janë vënë në hetim.
Policia ka arreestuar në flagrancë një 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkaq u vunë nën hetim 3 persona, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe me sende të forta./abcnews.al