Bën gruan për spital, e pëson keq durrsaku

schedule08:45 - 7 Mars, 2020

schedule 08:45 - 7 Mars, 2020

Një ngjarje e rëndë është regjistruar, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15 në një familje, në lagjen Nr.13, në Durrës.

Një 50 vjeçar me iniciale A.H  ka dhunuar bashkëshorten e tij E.H, 42 vjeçe.

Për shkak të dhunës së ushtruar, burime nga policia bëjnë me dije se 42 vjeçarja është shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.A.,50 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.H., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!