Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas për dhunë në familje.
Një 46-vjeçar është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa një 27-vjeçar në Kamëz ka rrahur babain e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
– L. Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. J., 27 vjeç, banues në Kamëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij./abcnews.al