Specialistët e Seksionit për Krimet bëjnë me dije se një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”
Berat/Informacion
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.K., 29 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.