Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunë fizike mbi gazetaren e “ABC News”, rojet e Kishës dhe zëdhënësja V.Duri presion mbi TV shqiptare

schedule19:30 - 28 Janar, 2025

schedule 19:30 - 28 Janar, 2025

Gazetarja Xhoana Çallaku dhe ekipi i ABC News u pengua të bëjë punën në lidhjet live në edicionet informative nga roja dhe zëdhënësja e Kishës “Ngjallja e Krishtit”.

“ABC News” u përball sot me dhunën verbale dhe psikologjike të zëdhënëses Valbona Duri dhe të rojes së kishës me emrin Kristi. ABC News dhe gazetarët e saj bënë thjesht detyrën dhe në emër të respektit për kishën dhe figurën e nderuar të kryepeshkopit Anastas. Por sot rojet e kishës dhe zëdhënësja Valbona Duri shkuan deri tek përdorimi i mjeteve fizike, në emër të favorizimit të televizioneve greke.

Kështu që jam e autorizuar të lexoj edhe këtë deklaratë reagim të televizionit dhe nga ky moment po tërhiqemi nga transmetimi. Kjo nuk ndryshon respektin për Kryepeshkopin Anastas, punën e tij për ringritjen e besimit dhe të kishës, dhe jemi të sigurt që drejtuesit e rinj të saj, do kenë këtej e tutje të njëjtin respekt për mediat, qofshin ato shqiptare apo greke. Por deri në një reflektim, dhe kërkim ndjesë nga zyra e shtypit e kishës, ABC News tërhiqet sonte nga pasqyrimi i mëtejshëm, i kësaj ngjarjeje pasi po pengohemi në punën tonë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!