Dhuna rikthehet te futbolli i moshave, sherr masiv në fushë

schedule08:16 - 19 Janar, 2020

schedule 08:16 - 19 Janar, 2020

Futbolli i moshave shpesh shoqërohet me skena dhune. Ditën e djeshme, në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë për 19-vjeçarë, mes Partizanit dhe Orikut, ka plasur grushti. Gjithçka ka ndodhur në fund të takimit.

Lojtarët e të dyja ekipeve janë zënë me njëri-tjetrin dhe vetëm pas pak çastesh, me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, është qetësuar situata. Arbitri i ndeshjes, Lesaj, nuk i ka kursyer kartonët e kuq, duke nxjerrë 7 të tillë.

Portieri i Orikut, Trakaj, ka marrë ndihmën mjekësore pas herrit, për shkak të goditjeve që kishte marrë në kokë. “Panorama Sport” ka publikuar edhe disa foto në gazetë, ndërkohë që sa i takon ndeshjes, ajo është mbyllur me rezultatin e thellë 9-2, në favor të Partizanit. /abcnews.al

Fotot e publikuara nga gazeta e përditshme “Panorama Sport”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!