“Dhuna nis nga parlamenti”/ Të djathtët e vegjël: Qeveria nuk garanton dot qytetarët

schedule19:37 - 20 Nëntor, 2024

schedule 19:37 - 20 Nëntor, 2024

Ngjarjet e fundit të rënda, që kulmuan me një sherr mes adoleshentësh e humbjen e jetës së një 14 vjeçari, pranë një shkolle, vijojnë të shkaktojnë reagime nga politika.

“Këtu s’ka më vetëm grupe kriminale, këtu është kriminalizuar edhe një pjesë e shoqërisë. Edhe djali 14-vjeçar është produkt i shoqërisë shqiptar që privilegjon te fortin dhe jo te drejtin. Të dhunshmin dhe jo te edukuarin. Dhe kjo fillon në mënyrë vertikale, nga ky institucioni jone, e keni pare sesi zihem ne Parlament?”, u shpreh Dashamir Shehi.

Së bashku me kreun e LZHK-së ishte dhe Enkelejd Alibeaj, nismëtar i partisë “Djathtës”.

“Krimi i organizuar ka marr hov të paprecedentë duke sfiduar hapur jetën dhe pronën e qytetareve. Pas 12 viteve pushtet qeveria socialiste ka humbur jo vetëm fuqinë për të qeverisur me përgjegjësi por dhe legjitimitetin për të garantuar detyren bazë të shtetit, mbrojtjen e qytetareve”, tha Alibeaj.

Këtu Alibeaj iu referua edhe ngjarjes së Shkodrës, të më shumë se dy javëve më parë.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!