Dhuna në Uiskonsinin, Trump dërgon trupa shtesë

schedule23:46 - 26 Gusht, 2020

schedule 23:46 - 26 Gusht, 2020

Pas trazirave të ditëve të fundit të ndodhura në në Kenosha të Uiskonsinit, si pasojë e të shtënave të policisë kundër një afrikano-amerikani, presidenti Donald Trump për të vendosur nën kontroll situatën ka theksuar se do të dërgojë forca shtesë federale.

“Nuk do të lejojmë plaçkitjen, zjarrvënien, dhunën dhe mungesën e ligjit në rrugët e Amerikës”, shkruan në Twitter, Trump.

Guvernatori i Uiskonsinit, Ton Evers, tha më vonë se ka autorizuar 500 trupa të Gardës Kombëtare për të mbështetur përpjekjet për zbatimin e ligjit.

Jacob Blake, 29 vjeç, është qëlluar disa herë nga një zyrtar i policisë në Kenosha, më 23 gusht. Incidenti ka shkaktuar protesta në qytetin me 100,000 banorë, që në disa raste janë shndërruar në dhunë.

Më 25 gusht, dy persona janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!