Dhuna në shtëpinë e “Mbretit”/ “Princi mbi bizele”, pedagogia Ruçi: Princ leka nuk duhet të publikonte videon

schedule13:21 - 7 Mars, 2024

schedule 13:21 - 7 Mars, 2024

Pedagogia Irsa Ruçi, e ftuar në “Tirana Live” në ABC News, foli për dhunën në familjen mbretërore shqiptare dhe publikimit të videos nga Princ Leka.

Sipas Ruçit, ngjarja ishte e panevojshme dhe se videoja nuk duhej të ishte publikuar, ndërsa shtoi se gjendja psikologjike e Elia Zaharias është e rënduar. Në lidhje me impaktin publik, ajo tha se Shqipërisë i duhet imazhi i një familjeje mbretërore.

Menjëherë pas publikimit të videos, Ruçi ka reagur përmes rrjeteve sociale, ku e ka quajtur Princin Leka si “Princi mbi bizele”.

Nuk mund të çosh në polici nënën e fëmijës tënd. Gjendja psikologjike e Elias është e rënduar. Ishte një grua që e donte familjen dhe ndjeva keqardhjen që fëmija një ditë do të shohë pamjet. Shqipërisë i duhet imazhi i një familjeje mbretërore. E vërteta është se duhet të ketë një imazh pozitiv, për të qenë një figurë e kompletuar të historisë sonë. Ai imazh u përdhos. Princi në sferën familjare dhe atë që përfaqëson në publik. Në jetën private i takson asaj familje ta zgjedhë, në sferën tjetër videoja nuk duhej të publikohej.

Do ishte absurde dhe e panevojshme të jesh në vëmendje të publikuar në këtë formë, duke bërë rolin e të dhunuarit. Nuk mund të besh rolin e viktimës.

Unë pashë një grua të dhunuar, të zhgënjyer të kapur pas kujtimeve të familjes.”, tha ajo.

/abcenews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!