Dhuna në shtëpinë e foshnjes/Ballanca: Shteti duhet të gjejë zgjidhje

schedule20:06 - 7 Maj, 2018

schedule 20:06 - 7 Maj, 2018

Problemet në shtëpitë e kujdesit rezidencial ishte tema që u diskutua në Mbrëmje në ABC News nga Mirela Milori.

E ftuar në studio, avokatja e popullit, Erinda Ballanca, ka folur rreth kësaj problematike dhe se çfarë roli ka institucioni i saj në përmirësimin e këtij problemi.

Ky diskutim vjen pas rastit në shtëpinë e foshnjes në Vlorë, ku fëmijët dhunoheshin nga kujdestaret.

Mirela Milori: “Keni raporte të tjera që ju zotëroni si rasti i Vlorës? Keni gjetje, të cilat të shpien tek dhuna”?

Erinda Ballanca: “Ne kemi bërë 9 rekomandime për secilat prej këtyre shtëpive. Kemi rekomandime të ngjashme. Natyrisht thellësia dhe natyra e problemeve janë të ndryshme”.

Më tej, avokatja e popullit tha se shteti duhet të gjejë një zgjidhje për këta fëmijë.

“Ajo që unë gjykoj me rëndësi është afati dhe kohëzgjatja tej çdo norme ndërkombëtare të këtyre fëmijëve në këto institucione që është problemi kryesor. Shteti duhet të gjejë një zgjidhje që këto fëmijë mos të ndihen të lënë vetëm”, tha Erinda Ballanca.

Ishte emisioni “Stop”, që denoncoi dhunë e dy kujdestareve në shtëpinë e foshnjes në Vlorë. Me pamje u tregua dhuna fizike dhe psikologjike që u bëhej fëmijëve. Ndërkohë për t’u tërhequr vëmendjen atyre që nuk dëgjonin, kujdestaret përdornin fjalor banal, tone të larta, dhe goditje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!