Dhuna në platformat sociale/ Mirgit Vata: Në Shqipëri përdoret gjerësisht edhe nga të rriturit

schedule17:36 - 26 Mars, 2024

schedule 17:36 - 26 Mars, 2024

TIRANË- Fenomeni i dhunës, e cila shfaqet përmes platformave sociale është rritur ndjeshëm në Shqipëri.

Mirgit Vata, kryetar i Urdhrit të Punonjësit Social në lidhje “Live” me News Line në ABC News thotë se fëmijët manifestojnë sjelljet e tyre në platformat sociale, me të cilat ata rritën si në familje ashtu dhe komunitet.

“Fëmijët të bulëzojnë dhe janë agresivë ata reflektojnë sjelljet e tyre. Fëmijët janë tërësisht pasqyrim i asaj që ndodh në shoqërinë tonë. Ka një tendencë të bullizimit në rrjete sociale, pasi kjo është më e kollajtë për shkak të pajisjeve kompjuterike, që ta lejojnë këtë gjë.”, tha ai

Ai thotë  se në rrjetet sociale duket që peronat që përdorin gjuhë dhune dhe ofendimi kanë një audiencë të madhe dhe kjo është shqetësuese.

“Nëse bëjmë një studim në rrjete sociale, personat që kanë pëlqyeshmëri të lartë flasin kryesisht për dhunë dhe i tallin njerëzit në rrjetet sociale. Këto të dyja janë arsye, duke qenë se edhe unë jam marrë me çështjen e sigurisë online dhe mënyra se si sillen adoleshentët online”, shtoi ai.

Sipas tij, në Shqipëri për fat të keq ka pasur katër humbje jete si pasojë e bullizmit online.

“Janë katër raste, të cilat kanë përfunduar me humbje jete në Shqipëri. Në Kosovë përdoret shumë pak gjuhë urrejtje, në Shqipëri përdoret gjerësisht. Jo vetën nga fëmijët, por edhe nga të rriturit. Ne si shoqëri jemi e frustruar, përdorimin një mekanizëm për t’i bërë dëm të tjerëve me qëllim që të rrisin vizibilitetin e platformave online”, tha ai./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!