Analisti Frrok Çupi thotë se dhuna në PD është ciklike, teksa iu referua përplasjes në Elbasan, ku mbeti i plagosur, djali i deputetit demokrat, Luçiano Boçi.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se PD po jep shfaqje të shëmtuara në fushata.
“Është ciklike, që kur ka lindur PD, ka lindur me dhunën. Dhuna është kthyet në bërthamën e vet, PD është vetëm dhunë. Dhuna po ushtrohet brenda për brenda PD. Ky është biri i një politikani të dhunshëm. PD e ka jetë dhunën. PD është duke u përçarë dhe po përçahet një e keqe. Mund të ndodhë që, mund të kishim frikë gjatë periudhës 2 ditore nga zgjedhjet, që mund ta nxjerrin dhunën jashtë shtëpisë, por pak gjasa ka. Vetë PD, në vitet e para, menjëherë zbriti në dhunë, pas ’90. Të thuash PD sot, është të thuash një oaz ku është mbledhur sekti më i keq. Më shumë shpresoj, por ka edhe një realitet. Teksa shoqëria është e shëndetshme, do hapë rrugë. Por këta kanë mbetur aq pak. Këta, fjalën e parë kanë armën”, theksoi ai./abcews.al

