Dhuna në Kuvendin e Kosovës/ Deputetja e PDK: Kurti instaloi diktaturën, përgjimi demaskoi Lëvizjen Vetëvendosje

schedule18:18 - 14 Korrik, 2023

schedule 18:18 - 14 Korrik, 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu deklaroi se dhuna e ushtruar ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës, tregon se kryeministri Albin Kurti ka instaluar diktaturën në vend.

Në një intervistë për ABC News, musliu u shpreh se kjo përbën një rrezik të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës.

Sipas Musliut, përgjimi i bisedës së zhvilluar mes Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me deputet të Listës Serbe, tregoi fytyrën e vërtetë të kësaj force politike, por edhe të Albin Kurtit.

“Sa i përket ngjarjeve të djeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, fatkeqësisht, dje, qeveria e Republikës së Kosovës i hapi derën diktaturës, ose instalimit të diktaturës në Kosovë. Kjo varet se sa do të jemi ne vigjilentë dhe tolerantë ndaj kësaj dukurie negative. Vetë fakti që dje, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për herë të parë në histori të vendit, e besoj që për herë të parë edhe në botë, pushtet rrahu deputetët e zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Republikës, kjo përbën një rrezik të jashtëzakonshëm për shtetin tonë. Përgjimet që janë dëgjuar ose tashmë janë bërë publike të ashtuquajturës afera “Zdravo”, dëgjohet ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të VV, duke bashkëbiseduar me Milan Radojçiçin dhe pjesëtarë të tjerë të Listës Serbe, e demaskon përfundimisht VV-në nga fasada e rreme që ka ndërtuar, mashtron opinionin duke u prezantuar si një lëvizje, që për bazë ka atdhedashurinë, vlerat e luftës, kombin shqiptar.

Kjo aferë nxorri në pah, të gjitha të vërtetat se kush në realitet është VV-ja dhe Albin Kurti”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!