Dhuna në Kapitol, Obama: Turp i madh për kombin tonë

schedule08:39 - 7 Janar, 2021

schedule 08:39 - 7 Janar, 2021

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpi për kombin tonë”.

Obama tha se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.

Demokrati Joe Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve, por presidenti aktual, Donald Trump, nuk i ka pranuar rezultatet, ashtu si edhe disa republikanë të tjerë.

Ata vazhdimisht kanë bërë pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore. Obama u bëri thirrje udhëheqësve republikanë që “të zgjedhin Amerikën”.

Të mërkurën, mbështetës të dhunshëm të Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, e cila po mbante një seancë për konfirmimin e presidentit të zgjedhur, Biden./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!