DETAJE/“Autorët, lidhje familjare me njëri-tjetrin”, Vocaj për dhunën ndaj Sokol Mëngjesit: Motivi, prona e një familje që avokati ka marrë në mbrojtje

schedule18:48 - 29 Maj, 2024

schedule 18:48 - 29 Maj, 2024

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj dha më shumë detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë.

Ai tha se autorët kanë lidhje familjare më njëri-tjetrin (krushqi), ndërsa shtoi se shkak i dhunës është bërë prona e një familje që avokati ka marrë në mbrojtje.

“Nuk mendojmë se  autorët janë të paguar, por janë në lidhje krushqie më njëri tjetrin. Pas ngjarjes autorët janë ndarë dhe kanë lëvizur në dy drejtime. Një palë kanë shkruar në drejtim të zonës së Astririt. Avokati ka përfaqësuar një palë që ka fituar procesin gjyqësor. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet ligjore me studion ligjore.”, theksoi ai.

Pjesë nga pyetje-përgjigjet me gazetarët:

Ka më shumë se 10 orë që ngjarja ka ndodhur, pse u deshën kaq shumë orë për identifikimin e tyre?

Vocaj: Është e vërtetë që ngjarja ka ndodhur në një zonë qendrore dhe popullore,. Kamerat e sigurisë kanë ndihmuar policinë për identifikimin e autorëve. Jo të gjithë autorët janë identifikuar në mënyrë të menjëhershme. Është bërë e mundur arsyet paraprake pse k a ndodhur kjo ngjarje e rëndë.

A ishit ju, Policia e Shtetit të koordinuar me spitalin?

Vocaj: Kam qenë një nga përfaqësuesit e parë të policisë që kam marrë kontakt me të dëmtuarin dhje kam shkruar në spital. Në fillim avokati ka qenë në gjendje më të mirë shëndetësore. Policia nuk ka pasur për qëllim të fshehë gjendjen shëndetësore.

/abcnews.al