SHBA vendosi sot sanksione ndaj organizatës jofitimprurëse izraelite Hashomer Yosh dhe zyrtarit hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar Yitzhak Levi Filant, si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të ndaluar dhunën e kolonëve ekstremistë hebrenj kundër palestinezëve.
Hashomer Yosh, një OJQ që pretendon se ndihmon në mbrojtjen e kolonëve, ofroi mbështetje materiale për një post të paautorizuar të Bregut Perëndimor që ishte tashmë nën sanksionet e SHBA-së, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.
Ai sqaroi se Levi Filant është koordinator për sigurinë civile në vendbanimin Jichar dhe se në shkurt ai udhëhoqi një grup kolonësh të armatosur në bllokimin e rrugëve dhe kryerjen e patrullimeve me qëllim të dëbimit të palestinezëve nga toka e tyre.
/abcnews.al