Dhuna ndaj mjekëve, reagon MSH: Dënim maksimal agresorëve

schedule15:03 - 7 Mars, 2019

schedule 15:03 - 7 Mars, 2019

Ministria e Shëndetësisë kërkon dënim maksimal ndaj agresorëve që dhunojnë mjekët. Pas dhunës së ushtruar ndaj mjekes specializante me inicialet V. Z në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë dhe mjekut me iniciale Z. D  në spitalin e Lezhës Ministria e Shëndetësise reagoi përmes një njoftimi për shtyp. Ajo dënon me forcë aktin barbar dhe i kërkon organeve të drejtësisë të reagojnë menjëherë. Dhuna ndaj mjekëve është kthyer në një fenomen të përsëritur. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ndryshime ligjore në Kodin Penal për të konsideruar goditjen dhe kanosjen për shkak të detyrës si vepër penale. Paralelisht me këtë Ministria e Shëndetësisë ka  vendosur dhe një regjim të ri në spitale, për disiplinimin e vizitave të familjarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!