Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i parë nga SHBA-të: U skandalizuam nga sulmi fizik

schedule14:14 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 14:14 - 6 Dhjetor, 2022

Një zëdhënës i ambasadës se SHBA-ve ka reaguar për sulmin me grusht ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.

Ai është shprehur i shqetësuar për dhunën ndaj Berishës, ndërsa tha se askush nuk duhet sulmuar, sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin.

Zëdhënësi bëri me dije se SHBA-të presin nga autoritete përkatëse të hetojnë plotësisht incidentin me Berishën.

“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari te parlamentit dhe presim qe autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës ne përputhje me ligjin”, citohet të ketë thënë zëdhënësi amerikan.

/abcnews.al/
 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!