Dhuna ndaj Berishës, Çollaku: Ditë e gabuar për protestë, nuk kishte as njerëz

schedule19:59 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 19:59 - 7 Dhjetor, 2022

Për deputetin e PD-së Kreshnik Çollaku, protesta e Sali Berishës, nuk ishte në një ditë të duhur, për shkak të Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor.

“Ishte një ditë e gabuar për tu bërë protesta. Nuk kishte pjesëmarrje e pamë, nuk kishte shumë. Asnjë lloj mesazhi nuk kishte për ndërkombëtarë. I vetmi rrezik ishte provokatori. Ishte konflikt delikat, dhe nga një protestë paqësore do të kthehej anti samitit. Nuk përjashtoj as pista të huaja që mund të jenë infiltruar. Mund të kishte edhe nga mendja perverse e qeverisë, për të provokuar opozitën. Nuk e përjashtoj asnjë pistë edhe të ndërhyrjeve të huaja.” tha Çollaku.

Çollaku u ndal edhe tek dhuna ndaj Berishës, duke thënë se mund të rrezikohej një cënim i perimetrit të Sigurisë për shkak se situata mund të dilte jashtë kontrollit.

“Përgjegjësia është e qeverisë. Kur paralajmërohet një protestë e tillë, policia duhet të garantojë mbarëvajtjen e protestës. Se ka skenare disa, dhe janë serioze. Mendoj që çfarë ndodhi dje… Berisha meriton vlerësim për mënyrën se si e menaxhoi situatën. Po të kishte munguar vetëpërmbajtja do kishte skenar të tjerë. Do kishte përplasje…mes policisë dhe protestuesve. Do kishte cënim të sigurisë të samitit. Dhe do të dilte opozita anti europiane dhe anti perëndimore. Këtë skenar e shpëtoi gjakftohtësia e Sali Berishës.” tha Çollaku.

Sipas Çollakut, në këtë incident mund të jenë përfshirë edhe agjentura të huaja.

“Mendoj se ka skenare si brenda dhe jashtë vendit që të paraqitet opozita si një anti europiane. Rreziku i provokimeve mund të ndodhin. Por opozita të projektohet si një vend anti europiane është ndërprerje e valvulës së oksigjenit të opozitës.” tha Çollaku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!