Përmirësohet shëndeti i avokatit/ Mjekët ulin dozën e qetësuesve, nisin zgjimin

schedule11:40 - 3 Qershor, 2024

schedule 11:40 - 3 Qershor, 2024

ABC News mëson se gjendja shëndetësore avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua ditë më parë, është duke u përmirësuar.

Gazetarja Gerta Vasku raporton për ABC News se avokatit iu bë skaner, ku u vu re përmirësim. Sakaq janë ndërprerë medikamentet që e mbanin të fjetur në mënyrë graduale.

Megjithatë, pavarësisht përmirësimit të gjendjes shëndetësore, avokati Mëngjesi do të vijojë të mbahet në monitorim nga mjekët, pasi ende është në intubim. Sipas burimeve nga spitali do të duhet 3-4 ditë për të parë ndryshime dhe për të bërë rikontroll ekzaminimesh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.

Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!