Edukatorja Majlinda Dehima e cila dyshohet se ka dhunuar një 3-vjeçare në një kopsht privat në Tiranë, ka dhënë dëshminë e saj në komisariatin nr.3. Në dëshminë e siguruar për ABC nga gazetari Ervin Leka, mëson se edukatorja ka theksuar se e ka kuptuar që vajza kishte dëmtuar këmbën duke pretenduar se mund ta ketë dëmtuar tek krevati, pasi sipas saj ka hapësira.
Gjithashtu ka thënë pasi është zgjuar në orën 15:03 ka parë vajzën duke qarë dhe aty ka vënë re edhe këmbën e enjtur.
Më tej shton se lidhur me këtë situatë ka vënë në dijeni edhe drejtoreshën.