Dhuna e ushtruar ndaj gazetarëve në protestën e Teatrit, Lleshaj: Nuk po ushtronin detyrën

schedule10:51 - 4 Qershor, 2020

schedule 10:51 - 4 Qershor, 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë interpelancës në seancën parlamentare, përveç deklaratës që dha për mosidentifikimin  e punonjësve të policisë, foli edhe për dhunën e përdorur pas shembjes së teatrit kombëtar.

Konkretisht duke folur për dhunën e ushtruar ndaj përfaqësuesve të medias, Lleshaj tha se, përfaqësuesit e medias atë ditë nuk kanë qenë në ushtrim të detyrës, dhe kanë penguar fizikisht, punonjëset e policisë në detyrën që kishin.

“Policia nuk njeh hierarki, dhe askënd, njeh vetëm ligji. Atë ditë ka patur dy incidente me përfaqësues të medias të cilët nuk kanë qenë në ushtrim të detyrës së tyre. Ata kanë ndërhyrë dhe kanë penguar me dorë fizikisht, punonjëse femra të policisë gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Pengimi i detyrës së punonjësit të policisë përbën vepër penale. Këtë të drejtë nuk e ka as media, as ministri”, tha Lleshaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!