Dhuna e Rrajave në Krujë, ‘zbuten’ akuzat për anëtarët e fisit

schedule15:31 - 11 Shtator, 2023

schedule 15:31 - 11 Shtator, 2023

Kur kanë kaluar dy muaj nga dhuna barbare që anëtarë të fisit Rraja ushtruan ndaj 2 kushërinjve Bilbil e Jashar Maja, Prokuroria e Tiranës ka lëhtesuar akuzat për të arresuarit. Edhe pse policia e shtetit e referoi rastin për veprën penale të  “Plagosjes së rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim,prokuroria ka vlerësuar që hetimi duhet të vijojë për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Sipas organit të akuzës, pas administrimit të akt- ekspertimeve mjeko-ligjore ndaj të dëmtuarve ka rezultuar se, dëmtimet që kanë pësuar kushërinjtë Maja ditën që ndodhi edhe sulmi me shkopinj bejzobolli e sende të tjera, iu ka shkaktuar dëmtime të lehta pa pasoja për jetën.

Dy kushërinjtë Maja u dhunuan brutalisht në një lokal  pranë Thumanës nga një grup personash për shkak se u ankuan se gurorja në pronësi të kushëririt të deputetit Rrahman Rraja po u dëmtonte banesat. Mes dhunuesve u identifikuan Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rrahja dhe vellai i tij.

Mesditën 6 korrikut, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për t’i kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara. Pas ngjarjes së rëndë, Rrahman Rraja dorëzoi mandatin e deputetit, pasi i përfshirë në episodin e dhunshëm ishte i biri Rexhep Rraja dhe familjarë të tjerë të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!