Në një intervistë në “Tirana Live”, Romina Kuko kryetare e Këshillit Bashkiak, foli për protestën e zhvilluar para ambienteve të Bashkisë së Tiranës.
Ajo theksoi se molotovi dhe dhuna nuk bën asgjë tjetër veçse humbet kredibilitetin, sidomos kur bëhet për qëllime politike dhe përdoret si ‘mish për top’ për kauzat e disa personave.
“Protestat nuk kanë të bëjnë me çështjen e shijeve, por me imazhin e Shqipërisë. Sa e logjikshme është që ditën kur ka mbledhje Këshilli Bashkiak, Bashkia rrethohet. Çfarë do të arrish me atë protestë, kur kjo është një çështje që merret drejtësia? Pra është një përllogaritje e keqe politike që për fat të keq kostot rendojnë mbi ecurinë. Kjo është e vetmja gjë që mund të them. Duke pasur parasysh edhe lëndimin e oficerëve të policisë, ka edhe një përgjegjësi. Mund të them vetëm që opozita nuk do të mund të pengojë asnjë punë të Këshillit, mbledhja u zhvillua online dhe në çdo rast ne do të bëjmë punën që na takon”, tha ajo.
/abcnews.al/