Dhuna dhe vrasja e grave, Papa Françesku: Është e nevojshme të edukohen burrat për marrëdhënie të shëndetshme

schedule14:38 - 23 Nëntor, 2023

schedule 14:38 - 23 Nëntor, 2023

Papa Françesku tha se nga statistikat për rritjen e numrit të femicideve dhe dhunës ndaj grave, është e qartë se edukimi i burrave për respekt dhe marrëdhënie të shëndetshme është mëse i nevojshëm.

Në një konferencë, Papa Françesku shtoi se edukimi formon një person dhe një shoqëri dhe paralajmëroi se nuk duhet harruar ndërgjegjësimi për zhvillimin njerëzor, pasi kjo është pikërisht ajo që do të përmirësojë shoqërinë në të ardhmen.

“Duhet të mbani mend se njerëzit prej mishi e gjaku duhet të respektohen si të afërmit tuaj”, tha kreu i Kishës Katolike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!