Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

D’Hooghe, president në FIFA: Harrojeni futbollin, të qëndrojmë realistë

schedule17:11 - 28 Prill, 2020

schedule 17:11 - 28 Prill, 2020

Presidenti i Komitetit Mjekësor në FIFA, Michel D’Hooghe, ka folur për SkySport sa i takon situatës së krijuar nga Koronavirus dhe ndikimi që ka pasur në futboll. Sipas presidentit, futbolli nuk duhet të rifillojë të paktën deri me 1 shtator, pasi është ende një rrugë shumë e gjatë në luftën kundër kësaj pandemie.

“Bota nuk është gati për rifillimin e futbollit, por shpresoj me gjithë zemër që kjo situatë të ndryshojë. Gjithsesi, sot duhet të jemi më të duruar.

Është një situatë dramatike kjo që po jetojmë, situatë kaq e vështirë sa më ngjason me Luftën e II Botërore. Duhet të jemi me këmbë në tokë, futbolli duhet të rifillojë vetëm kur të lejohet kontakti mes njerëzve.

Jemi ende në hapat e distancimit social, testimet kanë ecur mirë, por duhen bërë prapë testime. Kemi ende një rrugë të gjatë përpara dhe nuk mund të vazhdojmë, minimalisht para datës 1 shtator”, u shpreh Michel D’Hooghe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!